[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Rruga “Bajram Kiqina” në Drenas është në gjendje të mjerueshme infrastrukturore, shkruan portali Rajoni.org.
[the_ad id="78756"]
Banorët e të kësaj lagjeje, të cilëve u duhet çdo ditë ta kalojnë këtë rrugë, të pashpresë u janë drejtuar Rajonit.
Ata kanë thënë për Rajonin që institucionet komunale janë në njohuri për gjendjen e kësaj rruge, por që nuk kanë ardhur as ta shikojnë.
Në mënyrë që ta evitojnë gjithë këtë baltë, banorët janë detyruar të vetëm pa mbështjetje institucionale të ndërmarrin iniciativa vullnetare për t’ia dhënë një shtresë rërë.
Nga pamjet, që ka siguruar Rajoni shihet se nga ato gropa në mos të ndërhynin banorët pothuajse do të krijohej një pellg i ri.