Portali rajoni.org raportoi për një ngjarje të rëndë që ndodhi në Kuqicë të Skenderajt, ku një person i moshës 66-vjeçare u gjet pa shenja jete në lum.
Burimet e portalit rajoni.org brenda policisë kanë njoftuar se personi i cili u gjet pa ndjenja e që më pas u konstatua vdekja e tij, është Sadik Fejzullahu i moshës 66 vjeçë nga po i njejti fshat.
Për rastin në fjale lajmin e ka konfirmuar edhe zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.
“Sot rreth orës 13:00, është raportuar se në fshatin Kuçicë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66-vjeçar. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.
Kujtojmë qe i njejti ishtë raportuar si i humbur nga familja./Rajoni.org/