Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Çka do të ndodhë me Sami Kurteshin, pasi veproi ndryshe nga partia?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ka ngjallur reagime të mëdha vendimi i KQZ-së se nuk do të lejohen të votojnë mërgimtarët me postë, në rast se nuk lajmërohen në telefon.

    Nga partitë më e zëshmja që po e kundërshton këtë vendim është Vetëvendosje, përkundër që vetë anëtarët e saj kanë votuar pro këtij vendimi – shkruan Syri.net 

    [the_ad id="78756"]

    Për më tepër, VV dje ka dorëzuar një ankesë në PZAP në lidhje me këtë vendim. 

    Përmes një komunikate për media, VV ka sqaruar edhe votimin e këtij vendimi nga përfaqësuesit e saj në KQZ.

    Sipas VV-së, përfaqësuesit e tyre për asnjë moment nuk kanë votuar që të verifikohen të gjitha aplikimet e bashkatdhetarëve dhe siç thonë ata, aq më pak që ato të anulohen përmes një thirrjeje të vetme nga KQZ-ja.

    “Sa i përket votimit të këtij vendimi nga përfaqësuesit e LV-së në KQZ, duhet theksuar fillimisht se kërkesa e anëtarëve të tjerë të KQZ-së ka qenë që secili të aplikojë nga adresa elektronike personale, gjë e cila do të rezultonte në dërgesat individuale për votim dhe jo siç ka ndodhur deri tash ku votimet janë dorëzuar përmes një aplikoje të përbashkët për anëtarët e ngushtë të një familjeje. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy përfaqësuesit e LV-së, sepse kjo do të krijonte probleme dhe komplikime për bashkatdhetarët. Jo secili bashkatdhetar mund të ketë email adresë personale, sidomos më të moshuarit, derisa dërgimi individual i zarfeve për votim do të krijonte shpenzime shtesë dhe humbje kohe për secilin prej tyre, e rrjedhimisht mosaplikimin dhe mosbotimin” – thuhet në komunikatën e LVV-së. 

    Mirëpo, krejt të kundërtën e kanë thënë nga KQZ. 

    Valdete Daka ka treguar se të gjitha partitë kanë qenë të njoftuar qysh para një viti rreth këtij vendimi dhe se është marrë unanimisht nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike në KQZ.

    Për më tepër, nga KQZ kanë deklaruar se secilit përfaqësuesi i është sqaruar çdo hap rreth  këtij vendimi dhe mënyra se si do të aplikohet. 

    Syri.net Kosova ka tentuar të marrë një qëndrim nga Lëvizja Vetëvendosje se a po e amnistojnë Sami Kurteshin dhe Almi Ramën që votuan pro këtij vendimi. 

    Por, të gjithë kanë heshtur dhe nuk i janë përgjigjur pyetjes tonë. 

    Njëjtë kemi kërkuar edhe nga vet Sami Kurteshi nëse ka diskutuar me partinë për të votuar pro dhe se a ka qenë i njoftuar për gjitha procedurat, ai pasi ka kërkuar të dijë se kush jemi, nuk është përgjigjur pyetjeve tona.  

    Një heshtje nga Vetëvendosje pas zhurmës që krijoi, lë hapësirë për të menduar se po amnistohen anëtarët e saj.

    Në anën tjetër edhe nga shoqëria civile ka pasur kundërshtime, madje është quajtur vendim antikushtetues.Analisti politik dhe njohësi i çështjeve juridike, Vigan Qorrolli, e ka vlerësuar antikushtetues këtë vendim të KQZ-së, derisa thotë se një vendim i tillë në aspektin juridik i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa në aspektin politik i cenon garancitë e një procesi zgjedhor fer dhe të drejtë.

    Në vendimin e KQZ-së thuhet se përmes një emaili mund të aplikojë rrethi i ngushtë familjar që ka mbiemër të njëjtë.

    Verifikimi i procesit të aplikimit do bëhet përmes kontaktimit me telefon. Në pikën katër, KQZ-ja njofton se në rast se aplikuesi nuk përgjigjet në thirrje, aplikimi i tij do refuzohet.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka specifikuar ndonjë orë të caktuar se kur do telefonohen këta aplikues nga jashtë Kosovës.

    Duke ditur se ka shumë votues kosovarë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, KQZ-ja nuk e ka sqaruar se kur do telefonohen ata, derisa dihet që ora lokale dallon nga shteti në shtet.

    Afati për t’u regjistruar i mërgatës për të votuar është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 21 janar.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.