Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    “Ngelaqi sot ngeli”, Ajazi njofton se Lladrovci mori një “goditje” të rëndë sot në asamble

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ish-kandidati për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi ka kritikuar ashpër udhëheqësin aktual të kësaj komune, Ramiz Lladrovcin, shkruan portali Rajoni.org.

    Sipas Ajazit, Ramiz Lladrovcin sot ka marrë një goditje tjetër në asamble ku ka dështuar për të tretën herë qe ta grabis pronën komunale (objektit të vjetër të komunës.

    [the_ad id="78756"]

    Ai tutje ka përgezuar asamblistet e kuvendit komunal për integritetin e treguar.

    “Sot, sërish shumica e Asamleistëve të Asamblesë Komunale në Drenas, pa dallim partish politike, i thanë JO grabitjes së pronës komunale”, ka thënë ndër të tjerash Ajazi.

    Për më shumë postimi i plotë i tij:

    DAMQORI NGELI PËRSËRI

    Pa fije turpi, tentoj sërish dhe prapë nuk i’a doli, ngeli përseri!

    Ngelaqi, sikurse në të kaluarën, edhe sot ngeli, e do të ngel dhe në të ardhmen sepse është ngelës!

    Pra, Damqori, prap dështoj në grabitjen e pronës komunale (objektit të vjetër të komunës) edhe për herën e tretë!

    Sot, sërish shumica e Asamleistëve të Asamblesë Komunale në Drenas, pa dallim partish politike, i thanë JO grabitjes së pronës komunale!

    Ata, edhe sot u treguan gardianë të mbrojtjes së interesit qytetarë, për çka e meritojnë vlerësimin dhe respektin më të madh nga të gjithë ne dhe po e arsyetojnë besimin e marr qytetarë, sepse për herë të parë po ndodh në Drenas që tri herë rreshtë të dështojë një seancë që ka për qëllim grabitjen e pronës komunale, e cila do tu shërbente të gjithë qytetarëve pa dallim dhe tentimi i dhënies së saj për interesa puro personale të disa individëve të caktuar, dosta të Damqorit!

    Pra, për herë të parë po funksionon logjika e arsyes dhe e parimeve, e jo logjika e grabitjes dhe e pazareve!

    Insistimi që me çdo kushtë të kalojë kjo pikë, ku është ftuar sërish vazhdimi i kësaj Seance me datën 30.12.2022 për të katërtën herë me radhë, për ne përbën një shqetësim të madh dhe dyshojmë se aty mund të ketë keqëpërdorim dhe larje të pazareve zgjedhore të individëve të caktuar së bashku me Damqorin dhe i bëjmë thirrje Prokurorisë që ta hetojë këtë proces që nga fillimi i tij!

    Ndërsa, të gjithë ata që po tentojnë të bëhen pjesë e këtij skenari të ligë e në dëmë të qytetarëve të komunës tonë, do të mbesin të damkosur për tërë jetën dhe do të dihen me emra dhe mbiemra para të gjithë qytetarëve të komunës tonë!

    Mos harroni se qytetari do ti mbaj mend të gjithë, duke përfshirë edhe orkestruesin e këtij skenari kryekputë në dëmë të qytetarëve e për interesa personale, Damqorin!

    Prandaj, edhe një herë, ju bëjmë thirrje, të gjithë akterëve që janë të përfshirë në këtë proces, që të hiqet kjo pikë nga rendi i ditës dhe ti kthehet normalitetit Asambleja Komunale!

    #STOPGRABITJESSËPRONËS

    D.A.

    LEXO EDHE:

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.