[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një rast i dhunë familjare është raportuar të ketë ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Peran të Podujevës, ku një grua 41-vjeçare po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, të cilën e ka sulmuar fizikisht pas një zënke që kishin mes vete.
Për pasojë, viktima 19-vjeçare ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka arritur të largohet nga shtëpia. Prej aty, ajo ka shkuar te prindërit e saj prej kur e ka denoncuar rastin dhe ka rrëfyer në Polici për atë që kishte ndodhur mes saj dhe vjehrrës.
[the_ad id="78756"]
Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar për ta arrestuar të dyshuarën por e njëjta kishte ikur dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Në lidhje me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për dhunë në familje, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të kapet e dyshuara.