[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 30-vjeçari është dërguar atje, pasi që dyshohet se kishte tentuar të vetëvritet me thikë kuzhine.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
[the_ad id="78756"]
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me nënën e viktimës.
Nuk dihen motivet që shtynë të riun të bëjë këtë veprim.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.