Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Si u keqpërdorën, u mashtruan dhe u harruan Jasharët!

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në një postim në Facebook, analisti Fitim Salihu ka thënë se Jasharët u keqpërdorën për poena politikë, “VV-ja e ka përmendur Murat Jasharin për President. Por, në mes të familjes Jashari dhe Vjosa Osmanit, ata zgjodhën Vjosën. Pra, Jasharët prapë vetëm u keqpërdorën për poena politikë dhe në fund u mashtruan e u harruan.

    Asnjë fjalë nuk e thanë për programet e marrëveshjes edhe pse vijnë nga dy ideologji të ndryshme. Vetëm për poste folën. Me rëndësi karriget: ‘I madh je, kryeministër’.  ‘Ti je më e madhe, presidente’, ‘Jo, jo, kryeministër, ti je më i madhi’, ‘Ooo, jo bre, ti je më e..’

    [the_ad id="78756"]

    VV-ja e ka përmendur Murat Jasharin për President. Por, në mes të familjes Jashari dhe Vjosa Osmanit, ata zgjodhën Vjosën. Pra, Jasharët prapë vetëm u keqpërdorën për poena politikë dhe në fund u mashtruan e u harruan. Vjosa e pati sloganin “Guxo” por vetë nuk guxoi të garonte e vetme. Kaq për përkrahjen popullore për të dhe kaq për guximin e saj.

    Vjosa e shkeli protokollin kur si Presidente në detyrë iu referua Kurtit si kryeministër, edhe pse ai nuk është kryeministër. Presidenti është institucion dhe nuk shpreh aty dëshira. Zyrtarisht Kosova e ka kryeministrin e vet dhe ai nuk është Kurti. Por, kështu është kur më shumë se Presidente je një fanse personale e Kurtit. Atij që vjet i thoshte Hugo Çavez, tash e ka bërë idhull.

    Vjosa e ka vënë Presidencën në shërbim të fushatës zgjedhore. Sot negociatat me Kurtin i bëri në Presidencë, kurse protokolli i Presidencës është parë duke e organizuar nënshkrimin e marrëveshjes. Çfarë keqpërdorimi i gërditshëm!”, ka shkruar Salihu në facebook.

    Pothuajse në të njejtën mënyrë familjen e madhe Jashari e keqpërdori edhe Ramush Haradinaj. Derisa pak para kohësh thoshte se do të jepë postin e presidentit për dike të famijes Jashari, ai tani në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk është fare kandidat i AAK për kryministër, por për president.

    E sado që kundështarët e tij politikë nuk dëshirojnë ta pranojnë, i vetmi pranë fjalëve ka mbetur Sami Lushtaku. Ai ka thenë se do ta votojë Murat Jasharin për president të vendit dhe se ai është njeriu i duhur për këtë post.

    Në anën tjetër, Bekim Jashari, i cili më së shumti është imponuar në emër të familjes Jashari për postin e presidentit, tani nuk thotë shumë fjalë. Ndonëse dihet se Murat Jashari  nuk ishte fare i interesuar për t’i hyrë politikës, ai vazhdimisht drejtonte gishtin nga Murati, ndërsa për vete thoshte, se askush nuk e ka kontaktuar.  Në një pyetje të një gazetari se a do ta pranonte postin e presidentit Bekimi ishte përgjigjur: “Askush nuk ka kontaktu me mu”.

    E tani kur Vjosa Osmani shpalli kandidaturën për president dhe të njejtën e bëri edhe Ramush Haradinaj, Bekim Jashari, kërkon nga populli që të jetë i kujdesshëm se kë po e voton.  Madje edhe nga subjektet politike ka kërkuar që të mos përmendin emra, ‘as të Jasharëve që janë gjallë për politikë ditore të tyre’.

    Një gjë tashmë dihet, në gjithë këtë “rrëmujë” politike për interesa të secilit, Murat Jashari as nuk është mashtruar, as nuk është keqpërdorë. Kushdo që e ka përmendur Murat Jasharin ka “bërë pazar pa hanxhiun”, e ata që kanë lakmuar postin e presidentit kanë kohë të presin, ndoshta në mandatin tjetër, pas Vjosës apo Ramushit!

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.