Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ishte plot me lëvdata për Granit Xhakën, duke thënë se mesfushori ka qenë “fenomenal” që kur mori kartonin e kuq muajin e kaluar kundër Burnley.
Pas kartonit të kuq, Xhaka është kthyer në ekipin e Arsenalit dhe ka filluar në katër ndeshjet e fundit të skuadrës së tij në kampionat, përcjell GazetaBlic Sport.
Xhaka i ka bërë përshtypje trajnerit të tij, i cili është i kënaqur me mënyrën se si lojtari është kthyer.
“Pas kartonit të kuq dhe me historinë që ai kishte, ai ishte në një pozitë të vështirë dhe ne duhej ta kthenim në formë. Ai është një nga liderët e ekipit, na jep stabilitet me praninë klub”, tha fillimisht Arteta.
“Unë mendoj se që kur është kthyer ai ka qenë fenomenal, ai po luan vërtet, shumë mirë. Ai është akoma një lojtar që mund të evoluojë. Është shumë mirë për ne që ta kemi përsëri”, përfundoi trajneri i Arsenalit.
Vlen të theksohet se skuadra e Arsenalit do të ballafaqohet me Newcastle sonte me fillim nga ora 21:00.