[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
alenti kosovar që përfaqëson Gjermaninë, Meritan Shabani ka nënshkruar kontratë të re me Wolves që do e mbajë në klub deri në vitin 2023.
21-vjeçari u transferua të klubi anglez në vitin 2019 nga Bayern Munichu dhe debutoi pas disa muajve në fitoren ndaj Carabao Cup kundër Reading, transmeton lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
Mesfushori ka dëshmuar kualitetin dhe kjo e ka bindur edhe drejtorin sportiv, Scott Sellars që e ka mbështetur lojtarin.
“Meritan është lojtar me shumë potencial, momentalisht është në stol dhe besojmë se do shkëlqejë në vijim”.
“Në përformancat që prej kur u rikthye nga lëndimi, ka filluar të gjejë vetën dhe të rikthehet te Meritani që e njohim”, tha ai.
Mbetet të shihet nëse Shabani do ia dal në të ardhmen e afërt të jetë në ekipin e parë.