[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar qytetarët e kesaj Komunë së që nga sot ka nisur aplikimi për të marrë subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.
Për marrjen e subvencionit për fëmijët e lindur nga data 01.01.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje, aplikuesi duhet të këtë këto dokumente:
[the_ad id="78756"]
- Kërkesa (merret në sportelin nr.13)
- Fotokopja e letërnjoftimit të prindit
- Dëshmi e vendbanimit të prindit
- Çertifikata e lindjes për fëmijën
- Konfirmimi bankar
Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në çdo ditë pune, nga ora 08:00- 16:00, në sportelin e arkives, nr 13, në objektin e komunës së Skenderajt./Rajoni.net/