[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Futbollisti, Agim Zeka është transferuar me parametra zerro te skuadra e njohur në Austri, Austria Vienna.
Zeka u largua nga Belgjika, ku kaloi një gjysmë sezoni te skuadra e Mouscron, shkruan IndeksOnline.
[the_ad id="78756"]

Ai po ashtu luajti edhe për ekipin B të skuadrës franceze Lille B.
Për ardhjen e Zekës në klubin austriak, ka folur drejtori sportiv, Peter Stoger. “Ne kemi sjell një të ri, një ish-lojtar të ekipit shqiptar U21. Ai na forcon, pasi kohët e fundit kemi humbur shumë lojtarë nga lëndimi”.
Sulmuesi ka luajtur edhe për ekipin e Prishtinës gjatë vitit 2015-16, para se të transferohej në klubin shqiptar, KF Skënderbeu.