Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    EKSKLUZIVE! Specialja fton për intervistim ish-komandatin e UÇK-së nga Shqipëria

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Hetuesit special të Hagës shtrinë hetimet edhe në Shqipëri duke marrë në pyetje ish-ushtarakë shqiptarë që iu bashkuan UCK-s.

    Burime të Top Channel pranë prokurorëve special në Hagë, kanë mësuar se i është dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka dijeni, Adem Shehut ish Komandant i Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit.

    [the_ad id="78756"]

    Të njëjtat burime në kushtet e anonimatit i thanë Top Channel se prokurorët special përmes një letër porosie dërguar Ministrisë së Drejtësisë më 14 Dhjetor 2020 kërkonin, përcjelljen e fletë thirrjes Adem Shehut për t’u intervistuar në Hagë.

    Data e parashikuar e intervistimit është 28 Janari.

    Një oficer i policisë gjyqësore më 15 Janar 2021 ia ka dorëzuar flet-thirrjen ish komandanti të UCK.

    Adem Shehu kërkohet të intervistohet për aktivitetin e tij si komandant i Brigadës 153 e luftimet e kryera në zonën Gallakut në Prishtinë.

    I kontaktuar përmes telefonit nga Top Channel Adem Shehu nuk bëri asnjë koment, duke theksuar se ai respekton një prej pikave në fletëthirrjen e Hagës për mos të komunikuar me median.

    Christopher Bennett zëdhës i prokurorisë special në Hagë, përmes postës elektronike, i tha Top Channel se “zyra e prokurorëve nuk mund të japë informacion për hetimet dhe individë specifikë që intervistohen”.

    Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës, dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore që mbronin Tiranën, pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në vitin 1980.

    Në vendlindjen e tij, në Farkë, organizoi stërvitje luftarake të luftëtarëve, të cilët vinin nga Kosova, nga trojet etnike dhe nga vendet perëndimore.

    Grupet përbëheshin nga 25-30 veta.

    Banesa e tij, u shndërrua në një qendër stërvitore, në një “akademi” ushtarake në Farkë. Kur lufta nisi ai instruktonte drejtuesit e UCK se si të ulnin humbjet gjatë luftimeve. Më pas u largua drejt kosovës dhe brenda një kohe të shkurtër u vendos në krye të brigadës 153 në zonën e Llapit.

    Formacioni i tij kontrollonte një nga rrugët kryesore ku ushtria serbë mund të tërhiqej nga Kosova pas marrëveshjes së rambujesë. Por për shkak të sulmeve efikase të shpeshta në formacione të vogla, ushtria serbe ndryshoi drejtim.

    Zbatimi i taktikave luftarake që ishin baza e strategjisë së ushtrisë shqiptare, u bënë arsyeja e suksesit në luftime të brigadës që drejtonte Adem Shehu.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.