Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Në këtë shtet, të burgosurit i mbajnë vetë çelësat e qelive të tyre

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Media holandeze “Dutch Review” i ka kushtuar një artikull të burgosurve dhe sistemit më të ri të ‘kyçjes’ së kriminelëve në vend.

    Në artikull flitet për lirinë më të re që i është ofruar të burgosurve brenda qelive dhe sa i suksesshëm ka rezultuar ky ndryshim. Duket si një lojë “Monopoly” ku falë letrës “Je i lirë të dalësh nga burgu” mund të largohesh nga qelia. Për të qenë më të saktë, të burgosurit në Holandë nuk e kanë këtë mundësi kaq të mirë, megjithatë kanë më shumë liri se të burgosurit e vendeve të tjera. Atëherë për çfarë bëhet fjalë?

    [the_ad id="78756"]

    Autoritetet holandeze, më konkretisht Shërbimi i Institucioneve Gjyqësore (DJI), ka vënë në zbatim një program që përfshin dhjetëra mijëra të burgosur të ‘kyçur’ në 19 burgje. Një nga aktivitetet që i mban të zënë rojet e burgut gjatë gjithë ditës, është hapja e mbyllja e dyerve të qelive të ashtuquajtura individuale, sepse gjithmonë është dikush që kërkon të shkojë diku, të jetë pjesë e një klase mësimi apo të kryejë një aktivitet.

    Në fakt, aq shumë i merr nga koha e tyre ky proces rojeve të burgut, sa që e kanë të pamundur të merren me çështje më të rëndësishme, si mbajtja e burgut në siguri e qetësi të plotë.

    Për të rregulluar këtë problem, DJI vendosi të bëjë çelësa për të burgosurit, për të hyrë e dalë vetë nga qelia. Në këtë mënyrë ata gjithashtu do të sigurohen që askush të mos vjedhë posedimet e vogla që ata kanë, përcjell BW.

    E besoni apo jo, të burgosurit i qëndrojnë zbatimit të ligjit brenda burgut më shumë nga sa ju mendoni. Sigurisht, që në fillim një proces i tillë është eksperimentuar dhe u vu në zbatim pasi u pa që incidentet që ndodhën ishin shumë të pakta. Duket se të burgosurit janë të kënaqur me “lirinë” e tyre të sapokrijuar.

    Rezultati

    Deri më tani, eksperimenti ka rezultuar i suksesshëm, rojet ndjejnë më pak presion dhe janë më vigjilentë e po ashtu edhe të burgosurit ndjejnë më shumë liri dhe përgjegjësi, duke qenë më pak të dyshimtë për vjedhjet mes tyre. Pavarësisht disa përpjekjeve sabotuese, gjërat kanë shkuar mirë për sistemin liberal të burgjeve holandeze. Në tërësi, sistemi i burgjeve holandeze ka parë disa ndryshime të rëndësishme gjatë viteve të fundit.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.