Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    “Ka dallim shumë të madh”, si e arsyetonte Kurti vizitën e parë te varri i Rugovës

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Deri para 17 shkurtit të vitit 2019, Albin Kurti nuk kishte shkuar kurrë për homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, duke vazhduar ta kundërshtonte edhe të vdekur presidentin e parë të Kosovës. 14 vjet pas vdekjes së tij, disa ditë pasi u bë kryeministër, Kurti shkoi te varri i udhëheqësit shumëvjeçar të Kosovës dhe LDK-së, por duke lënë të kuptohet se këtë po e bënte vetëm për ta respektuar protokollin shtetëror, duke qenë shef i Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

    Kurti deri atëherë s’donte t’i vënte theks kësaj çështjeje, duke e konsideruar gjest simbolik dhe të parëndësishëm. Gjatë fushatës para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, Kurti u pyet për këtë dhe tha se te varri i Rugovës s’do të shkojë si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm si kryeministër.

    [the_ad id="78756"]

    “Janë gjeste simbolike ku s’dua ta vë theksin. S’po them që kurrë s’do të shkoj. Ka dallim shumë të madh mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes e Albin Kurtit kryeministër. S’do të jem arrogant ndaj opozitës. Madje, do të bashkëpunojë me ta. Unë s’do t’i shaj opozitarët e institucionet, për hir të pozitës që do të kem”, kishte thënë Kurti në shtator të vitit 2019.

    Para dhe pas çlirimit, Kurti ishte një nga kundërshtarët e Ibrahim Rugovës. Ai konsideronte se Rugova kishte plan ta pengonte çfarëdo lëvizje çlirimtare.

    “Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë ta pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dinamizmi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive”, deklaronte Kurti më 2002.

    Por në vizitën e parë te varri i Rugovës, Kurti vlerësonte “përpjekjen insistuese dhe institucionaliste (të Rugovës) për liri dhe pavarësi”.

    “Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet përsëri president, president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo në vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe”, kishte deklaruar Kurti pas homazheve te varri i Rugovës në 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë .

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.