Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    ‘Luftë’ për shefin e AKI-së, mes Vjosa Osmanit e Avdullah Hotit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Vjosa Osmani e Avdullah Hoti nuk po merren vesh as për emërime. Njëri ka dhënë një propozim, e tjetri një emër tjetër. Hoti propozoi Latiof Merovcin, e Osmani ka propozuar një emër tjetër që nuk e bërë publik.

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ka refuzuar propozimin e Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, për kryeshef të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Latif Merovcin, i cili më herët ka qenë zëvendësdrejtor në këtë institutcion.

    [the_ad id="78756"]

    Kryeministri në detyre, Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me emërimin e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI). Ai tha se lidhur me këtë çështje janë në konsultime me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.

    “Është në proces të konsultimeve të brendshme me ushtruesen e detyrës derisa të arrijmë një dakordim për shefin e AKI’së”, ka thënë ai.

    Këshilltari për media i u.d së Presidentit, Bekim Kupina, ka thënë për Express se për momentin emri i të propozuarit nga Presidenca nuk mund të bëhet publik për shkak të konfidencialitetit.

    Ai tha që janë duke pritur që edhe Hoti të pajtohet me propozimin e tyre.

    “Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi. U.d. Presidentja Osmani e ka propozuar një emër për shef të AKI-së. Meqë ky proces duhet të mbetet tërësisht konfidencial nuk mund ta bëjmë publik emrin tash për tash.  Presim nga Kryeministri që edhe ai të pajtohet me propozimin tonë”.

    Në nëntor të 2019, Kreshnik Gashi ishte emëruar shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

    Në krye të Inteligjencës, Gashi erdhi nga pozita e kryetarit të bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

    Gashi zuri vendin e Shpend Maxhunit, i cili kishte dhënë dorëheqje. Por, edhe Kreshnik Gashit nuk i zgjati shumë posti i kryespiunit.

    Pas 1 viti e 22 ditësh në krye të AKI-së atij, sot, iu kërkua largimi nga detyra. Kërkesa erdhi nga kryeministri Avdullah Hoti, në dakordin me u.d. presidenten, Vjosa Osmani.

    Të dy këto institucione, të cilat emërojnë dhe shkarkojnë drejtuesit e AKI-së, nuk patën ndonjë sqarim se pse u kërkua lirimi nga detyra i Gashit.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.