Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Lladrovci sulmon portalin nga Skenderaj: PDK-ja në Drenas është unike

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, iu ka përgjigjur shkrimeve të një portali nga Skenderaj, duke u thënë se PDK-ja në Drenas është unike.

    “Kemi vota, edhe do të kemi deputetë nga Drenasi. Nuk jemi xhelozë ndaj asnjërit që del për vizitë në komunën tonë, përkundrazi, ofrojmë si çdo herë mikpritje”, ka shkruar Lladrovci në fb.

    [the_ad id="78756"]

    Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

    “Një zhl portal, me origjinë nga Skenderaj, me shkrime analfabetësh e spekulime të ulëta, flet për Drenasin dhe degën e PDK-së, fillim e mbarim plotë gënjeshtra e mashtrime.

    E di se disave u ka “djeg” ftesa ime drejtuar qytetarëve të komunës sonë që të votohen kandidatët e PDK-së nga komuna jonë. Për këtë, kemi shumë arsye ta bëjmë këtë, por nuk ishte çështja e ndonjë komune specifike e as e ndonjë personi të caktuar.

    Këtë gazetarucin e portalit me porositësit e vet, nuk janë në gjendje ta kuptojnë, besa as ata që janë të kapur pas liderëve lokalë. Edhe një mesazh ishte brenda mesazhit që kam dhënë.

    Të votohen kandidatët e Drenasit, pavarësisht për kë “punojnë”- kjo u ka djegur atyre që njihen se nuk janë vetja, pos argatë. 

    Për dijeninë e këtij far gazetaruci të portalit, ia bëj me dije se dega e PDK-së në Drenas është unike. PDK-ja në Drenas në zgjedhjet e kaluara dhe në këto zgjedhje do të jetë sërish në tri komunat me më së shumti vota për PDK-në.

    Por, gazetaruci që shkruan me porosi le ta dijë se duke qenë me mbi 15 mijë vota dhe vetëm dy deputetë nga Drenasi, as është e drejtë, as objektive. Do të punojmë shumë, që Drenasi ashtu siç sjell shumë vota, të ketë edhe shumë deputetë nga Drenasi.

    Dega e PDK-së në Drenas, nuk ka rrugë tjetër, pos të fuqizohet. E kuptojmë dëshpërimin e porositësit të artikullit, sepse Drenasi është përfaqësuar shpesh, nga njerëz jashtë Drenasi.

    Kemi vota, edhe do të kemi deputetë nga Drenasi. Nuk jemi xhelozë ndaj asnjërit që del për vizitë në komunën tonë, përkundrazi, ofrojmë si çdo herë mikpritje.

    Një gjë mos ta harrojnë ata që merren me Drenasin se as tash as në të ardhmen, nuk do të gjuaj miza.

    Qytetarët tanë i kanë ofruar mikpritje secilit mysafir, do t’i ofrojmë prapë, por, sylesh këndej nuk ka!”

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.