Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Policia nis hetimet për gjuajtjen me armë në tubimin e PDK-së në Skenderaj

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Policia e Kosovës, ka nis hetimet në lidhje me tubimin e PDK-së në Vajnik të Skenderajt, ku dëgjohen të shtëna armësh në një tendë ku të pranishëm ishin kandidatë për deputet të kësaj partie në krye me Sami Lushtakun, për të cilin rast raportoi Gazeta Insajderi, të hënën.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    [the_ad id="78756"]

    “Ne ende s’kemi ankues por Policia është duke e trajtu në atë aspektin hetimor, me lokalizu vendin… Diçka konkrete nuk ka. Policia po e trajton çështjen në drejtim të gjetjes së gjurmëve, por tash për tash diçka konkrete nuk ka, ndonjë arrestim ose diçka e tillë”, ka thënë Zahiti.

    Përveç shtënies me armë, në këtë tubim nuk janë respektuar aspak masat antiCovid. Në lidhje me këtë nga PK-ja, thonë se përderisa nuk i kanë hasë në vend të ngjarjes, nuk mund të marin veprime pa urdhër të prokurorisë.

    “Ne nuk i kemi hasë ata aty, tubimet po mbahen pa paralajmërime, dhe për të marr masa duhet prokuroria të urdhërojë”, është shprehur Zahiti.

    Gazeta Insajderi, po ashtu ka kontaktuar me drejtorin e Inspektoratit në Komunën e Skenderajt, Arton Veliu,  në lidhje me masat që kjo drejtori ka marr për këtë tubim, por i njëjti ndonëse ka thënë se do të përgjigjet në lidhje me pyetjet, ende nuk ka thënë asnjë fjalë.

    Gazeta të hënën ka publikuar një video ku shihen kandidatë për deputet të PDK-së, në një tendë, ku të pranishëm ishin dhjetëra simpatizantë të kësaj partie.

    “Tfala Parisit pluma Beogradit jem ushtarët e Sami Lushtakut”, është njëra ndër frazat e kënduara nga shahirët që janë në mes të tendës. E si të përmendet emri i Sami Lushtakut, dëgjohen edhe disa të shtëna me arëm zjarri. Duratrokitjet padyshim që nuk mungojnë.

    Kjo nuk është hera e parë që Sami Lushtaku në Drenicë shkelë masat antiCovid.

    Kësaj radhë pas vetës kishte edhe figurat tjera të PDK-së, që kishin hyrë në këtë ‘valle’.

    Bedri Hamza, Ganimete Musliu, Mërgim Lushtaku, ishin disa nga figurat e PDK-së të pranishëm në këtë tubim në Vajnik, e  të gjithë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Këto tubime, pavarësisht pandemisë, po vazhdojnë të mbahen nga partitë në Kosovë. Deri më tani vetëm Komuna e Prishtinës, ka dënuar partitë politike për tubimet në kundërshtim me masat antiCovid. Komunat tjera ende nuk kanë ndërmarr veprime të tillë, derisa numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë, dita e ditës po rritet.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.