Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Zhdukja e mistershme e 15 vjeçares nga Prizreni, ky është apeli I familjes për ata që e kanë parë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nxënësja 15-vjeçare, Gentijana Mustafa nga Prizreni, është zhdukur nga dita e premte. Qe nga data 22 janar familja nuk ka njohuri për vendodhjen e saj, ndërsa rastin e kanë raportuar edhe në polici.

    Nëna e Gentijanes, Mirdita, tha se vajza është bërë gati për shkollë si çdo ditë, por më nuk është kthyer në shtëpi. Teksa shton se mësimëdhënësit i kanë thënë se kohëet e fundit ka munguar edhe në shkollë.

    [the_ad id="78756"]

    “Prej të premtës nuk e kam çikën në shtëpi, u nis me shku në shkollë në orën 07:00 të mëngjesit, por nga ajo ditë nuk e kam më çikën. Pa kurfarë lajmërimi, është bë gati më shku në shkollë…Kurgjë nuk na ka lajmëru, s’e kemi pa që është bë gati hiç. E kam pa gati që i ka bë gati librat gati në mbrëmje, përveç atë ditë që s’e kam pa se gjithmonë e shihja kur shkojke në shkollë… Kemi folë edhe me mësimdhënësit e shkollës, ata kanë thënë se kohën e fundit s’ka ardhë hiç në shkollë, disa ditë s’ka ardhë hiç në shkollë”, tha nëna e vajzës së zhdukur për Gazetën Express.

    Tutje, ajo tha se vajza ka pasur telefon por tashmë atë e ka të fikur.

    “Ka pas telefon, po çika e ka mbyll telefonin. E kemi lajmëru edhe në polici, por kurfarë lajmi nuk kemi. Ne nuk e dimë ku është çika…Ne prej të premtës kemi prit, po mbrëmë e kemi hap në Facebook rastin e saj”, përfundoi ajo, teksa i luti të gjithë ata që kanë njohuri për vendodhjen e saj ta lajmërojnë familjen ose policinë.

    Zhdukjen e saj e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Prizrenit Shaban Osmanollaj tha se policia po vazhdon hetimet për gjetjen e saj.

    “Më 22 janar, rreth orës 07:00 mëngje prindi i saj ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti ka ndodhur në rrugën “Arta” në Prizren. Policia po e heton rastin”, tha ai 

    Ndryshe, familja ka kërkuar që kushdo që ka informacion për vendodhjen e 15-vjeçares të lajmerohen në numrat e telefonit: 044316673dhe 044191743.Image

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.