[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur sot pasdite takim me strukturat e Qendrës së Vetëvendosjes në Skenderaj, ndërkohë që vizita e tij është shoqëruar me hedhje të vezëve të drejtim të tij.
Avni Ramadani, shef i Shtabit Zgjedhor të VV-së në Skenderaj, ka thënë për Rajonin se disa të rinj nga Rinia Demokratike e Kosovës kanë tentuar të pengojnë ardhjen e Kurtit në Skenderaj, duke e gjuajtur me vezë.
[the_ad id="78756"]
“Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kurti bashkë me zyrtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe kandidatët për deputet, kanë mbajtur takim me strukturat dhe qytetarët”, ka thënë Ramadani.
Kliko ne link për të shikuar videon 👉https://fb.watch/3o2BjkTT-V/