Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Mbi 200 dëshmitarë: Gjykata Speciale drejt zbardhjes së vrasjeve politike

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se me 11 shkurt, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Pa ashtu, mësohet se 71 dëshmitarë të mbrojtur pritet të japin dëshminë e tyre në Gjykatën Speciale në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

    [the_ad id="78756"]

    Kurse në seancën fundit dëgjimore për ecurinë e çështjes, prokurorja Claire Lawson ka thënë se në plotni do t’i kenë 230 dëshmitarë në gjykimin që planifikohet të nis në shtator të vitit 2021.

    E sipas analistit politik, Nexhat Haziri, Gjykata Speciale ka siguruar numër të madh dëshmitarësh, sidomos për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së.

    “Natyrisht se vrasjet e zyrtarëve të LDK-së gjatë dhe pas luftës janë pjesë e dosjes së krimeve të kryera nga kjo sipërmarrje e përbashkët kriminale e përbërë nga këtra njerëz, por edhe të tjerë që pritet të gjenden në gjykatën Speciale në muajin mars. Dhe sipas informative që qarkullojnë nga gjykata Speciale por edhe nga ato që kemi arritur ti mësojmë edhe ne, ka dëshmitar të mjaftueshëm me dëshmitë e tyre relevante që kanë deponuar në prokurorinë special për vrasjet e personaliteteve të LDK-së që ishin edhe bashkëpunëtor të ngushtë të presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, thotë Haziri.

    Sipas tij, Gjykata Speciale do t’i jap epilog përfundimtar vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë.

    “Dhe mbi bazën e këtyre dëshmive pritet që Gjykata Speciale të iu jap epilog vrasjeve politike në Kosovë duke i dënuar urdhërdhënësit e këtyre veprave kriminale, që padyshim janë bërë përmes një plani mirë të detajuar për eliminimin e kundërshtarëve politik, për t’i hap rrugën vetes drejtë marrjes së pushtetit”, është shprehur Haziri.

    “Vet mos lirimi i të akuzuarve për tu mbrojtur në liri, dhe përmendja e organizatës kriminale SHIK, në rastin e Kadri Veselit, flet për një qasje serioze të Gjykatës Speciale për vrasjet politike gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, përfundon Haziri.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.