Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    NASA tregon si do të realizohet ulja në Mars

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, njoftoi këto ditë hollësitë se si planifikon ta ulë sondën e saj të re “Perseverance” në planetin Mars. Sonda vetëlëvizëse e filloi udhëtimin drejt planetit të kuq në korrik të vitit të kaluar, duke u lëshuar me një raketë të fuqishme nga Kepi Kanaveral i Floridës. Ajo pritet të ulet në planetin Mars më 18 shkurt.

    Ajo është sonda më e madhe dhe më e sofistikuar vetëlëvizëse deri më sot që do të ulet në planetin Mars. Është një mjet robotik sa një makinë e zakonshme, e mbushur me kamera, mikrofonë, sonda shpimi dhe pajisje lazeri. Sonda Perseverance ka gjashtë rrota dhe funksionon me plutonium. Ajo do të shpojë sipërfaqen dhe do të mbledhë mostra të vogla të cilat do të sillen në Tokë aty nga viti 2031, me një udhëtim stafetë, që përfshin disa anije hapësire dhe disa vende të botës.

    [the_ad id="78756"]

    Shkencëtarët e NASA-s treguan hollësitë se si do ta ulin mjetin në sipërfaqen e Marsit më 18 shkurt. NASA e quan procesin e uljes “shtatë minutat e frikës”, gjatë së cilës mjeti i hapësirës do të ngadalësojë shpejtësinë nga 20,000 kilometra në orë në një ndalesë të plotë. Ai do të përdorë atmosferën e Marsit, një parashutë 70 metra të gjatë dhe një mekanizëm manovrimi të quajtur Vinçi Qiellor, që funksion si një mini raketë dhe që bën të mundur një ulje të butë.

    Sonda do të ulet në Kraterin Jezero, një zonë e paeksploruar me gurë, shkëmbinj dhe duna. Më shumë se tre miliardë vjet më parë këtu ka padur një liqen dhe ndoshta shkëmbinjtë përmbajnë shenja të ekzistencës së mikrobeve, raporton voa. “Krateri Jezero është një vend i mrekullueshëm për shkencën. Por nga këndvështrimi i uljes e shoh me rrezik. Është një sfidë e madhe”, thotë eksperti Allen Chen që merret me procedurën e zbritjes.

    “Vendi është plot me shkëmbinj të pjerrët që kalojnë përmes zonës së uljes. Ka rërë, gurë, dhe kratere të vegjël. Do të ishte një ditë e keqe nëse i preknim këto gjatë uljes,” thotë ai.

    Plani është që NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës të lëshojnë një mjet në vitin 2026 për të marrë mostrat e shkëmbinjve, plus një anije që do t’i vendosë ato në orbitë rreth Marsit.

    Pastaj një anije tjetër do t’i marrë mostrat për t’i sjellë në Tokë. “Ato mund të sillen në Tokë nga një mision i ardhshëm, i cili do t’i lejojë shkencëtarët t’i analizojnë duke përdorur arsenalin e plotë të laboratorëve tokësorë”, shpjegon shkencëtari i projektit Ken Farley.

    Gjatë konferencës për shtyp, zëvendës menaxheri i projektit Matt Wallace tregoi një pllakë që nderon punonjësit shëndetësorë në vijat e para të betejës me koronavirusin në të gjithë botën. Ajo u vendos në mjetin robotik pak kohë para nisjes.

    “Ne po e dërgojmë këtë pllakë me krenari në planetin Mars, që njerëzit të kujtojnë se këtu në Tokë, në vitin 2020 dhe 2021 ekzistonte një komunitet i cili bëri me guxim detyrën e tij, në mënyrë që ne të bënim tonën,” tha shkencëtari. /zeriamerikes/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.