Skuadra e Real Madridit ka humbur vlerën në edicionet e fundit.
Pas pandemisë së COVID-19 që goditi pandeminë e klubit, prioriteti i “Los Blancos” është shitja e yjeve të skuadrës, transmeton lajmi.net.
Vinicius është një ndër ta, pasi kërkohet nga Liverpool dhe PSG.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dëshiron të përforcojë sulmin dhe mendon se braziliani është transferimi më adekuat.
Vinicius verën e kaluar refuzoi largimin, por tani duke marrë parasysh minutazhën e ulët ndoshta do konsiderojë një hap tjetër.
Kontrata momentale i skadon në vitin 2025 dhe ka klauzolë lirimi me vlerë 700 milionë euro, por nëse ofrohet ndonjë vlerë e lartë mund të shitet në afatin e ardhshëm.
Flitet gjithashtu që lojtari mund të përfshihet në ofertën e Realit për Mbappen.