Fal Otto John, Prishtina fitoi Kupën për herë të fundit dhe është kampione në fuqi.
John pati realizuar golin e vetëm në finalen e kupës kundër Ballkanit.
Prishtina po ashtu është edhe ekipi më i trofeshëm në këtë garë me shtatë tituj kampioni.
Po Prishtina, të martën në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 13:00 do të përballet me Dritën në 1/8 e finales në Kupën e Republikës së Kosovës në futboll. Ky takim transmetohet direkt në kanalin Art Sport 1 në Artmotion.
Po këto skuadra ditë më parë luajtën finalen e Superkupës, ku ‘Plisat’ fituan 3:1.
Rivalitet i jashtëzakonshëm i Prishtinës e Dritës është edhe në Superligë sivjet.
Po të martën, Llapi mat forcat me Ballkanin në Podujevë nga ora 13:00, dhe transmetohet direkt në Art Sport 2 në Artmotion.
Ditën e mërkurë, janë edhe dy ndeshje tjera.
Arbëria – Feronikeli nga ora 13:00 në Art Sport 1, dhe Trepca ’89 – Ferizaj në Art Sport 2, po nga ora 13:00.