[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, është angazhuar përsëri në çështjen e luanit të mbajtur ilegalisht në Gjilan.
Von Cramon, i ka dërguar letër ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit të Kosovës, Muharrem Nitaj dhe atij të Shqipërisë, Blendi Klosi, duke kërkuar sqarime se pse luani nuk është duke u transferuar përmes Shqipërisë.
[the_ad id="78756"]
Edhe pse ka vendim të gjykatës për konfiskim, luani po vazhdon të mbahet në të njëjtin vend, peng i procedurave për të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit duhet të angazhohet më seriozisht.
Shpresojmë që kjo çështje të mbyllet sa më parë dhe luani Gjoni të shpëtohet!