Milani kërkon të transferojë përfundimisht mbrojtësin e Man Utd.
Milani thuhet se po planifikon të hapë bisedimet me Manchester United për një lëvizje të përhershme për Diogo Dalot.
Rossonerët aktualisht janë duke i dhënë përparësi rinovimeve të Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma, kontrata e të cilëve skadon qershor.
Calciomercato.com thekson se negociatat me United janë gjithashtu të parapara për t’u zhvilluar muajve të vijim.
Mbrojtësi portugez mund të qëndrojë në San Siro përtej marrëveshjes së huazimit që skadon në qershor, pasi ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford.
Milani shpreson ta nënshkruajë atë për më pak se 22 milion €.
21-vjeçari pritet të zëvendësojë Davide Calabria të dielën, pasi ky i fundit është pezulluar për ndeshjen kundër Spezia.