[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Fillimisht ishte raportuar se Chelsea po garon me Real Madridin për mbrojtësin David Alaba, mirëpo tani Blutë e Londrës janë larguar nga gara.
ESPN ka raportuar së fundmi se Chelsea janë larguar nga gara për të siguruar shërbimet e Austriakut, pasi ky i fundit nuk pranoi të negocionte për pagën e tij.
[the_ad id="78756"]
28 vjeçari pritet të largohet nga Bayern Munich në qershor, atëherë kur edhe kontrata e tij do të përfundojë, shkruan lajmi.net.
Real Madrid, thuhet se i ka ofruar një kontratë katër vjeçare Alabas dhe ai do të përfitonte 400 mijë funta në javë.
Siç qëndrojnë gjërat tani, Los Blancos janë favoritët kryesorë për të nënshkruar falas me Alaban në përfundimin e sezonit.