Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Vendos Qeveria: Masat e propozuara hyjnë në fuqi nga sot

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Qeveria në detyrë ka aprovuar sot të gjitha pikat e propozuara për masat e reja anti-Covid.

    Këto masa sipas burimeve të Syri Kosova brenda Qeverisë së Kosovës, do të hyjnë në fuqi nga dita e sotme.

    [the_ad id="78756"]

    Mbledhja online e Qeverisë së Kosovës është duke vazhduar edhe për pak minuta.   

    “Ora policore do të hiqet nga zonat e kuqe, operatorët ekonomikë do të punojnë deri në orën 22:00 dhe studentët i kthehen ligjëratave në fakultet, duke u hequr kështu opsioni online”, ka thënë ky burim.

    Në draft-vendimin e Qeverisë lidhur me masat e reja, bëhet e ditur se qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, e që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit në bazë të parimit të reciprocitetit.

    Më poshtë mund t’i lexoni masat e reja anti-Covid:

    Në komunat me rrezik të ulët operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00. Transporti publik do të lejohet të punoj duke shfrytëzuar 50 për qind të kapaciteteve.

    Të komunat me rrezik të mesëm operatorët po ashtu do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

    Në komunat me rrezik të lartë po ashtu operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

    Nga sot, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve deri në 40{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} të sipërfaqes së kapaciteteve të shfrytëzimit.

    Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, si dhe provimet, punët praktike dhe laboratorike do të organizohen sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19.

    Po ashtu veprimtaria e çerdheve publike e private vazhdon sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar në “Manualin për mbrojtën nga përhapja e COVID-19.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.