Presidenti i Olimpiadës së Tokyos, Yoshiro Mori, ka dhënë dorëheqjen pas komenteve të tij.
Ish-Kryeministri Japonez, Yoshiro Mori, ishte ankuar që mbledhjet që po mbahen nga femrat po vonohen shumë sepse ato po bisedojnë shumë dhe njëkohësisht po ndikojnë në shtyrjen e lojrave, transmeton lajmi.net.
Mori dha dorëheqjen pas një jave ku i bëri komentet se femrat flasin shumë në mbledhje, ai konsideroi se deklarata e tij ishin të papërshtatshme.
“Deklaratat e mia të papërshtatshme kanë shkaktuar shumë telashe. Unë dua të tërhiqem si president sot”, tha Mori.
Tashmë e shtyrë për një vit shkaku i COVID-19, Olimpiada e Tokios mbetet një “halë në sy” në mes të mosbesimit të popullatës japoneze ndaj zyrtarëve qeveritarë.
Largimi i Yoshiro Mori duhet të bëjë të mundur shmangien e një polemike tjetër për komitetin organizues, të vendosur për të organizuar me çdo kusht Lojërat Olimpike (23 korrik-8 gusht 2021).
Çështja e pasardhësit të tij nuk është vendosur ende, por Saburo Kawabuchi, ish-presidenti i futbollit japonez, duket se do jetë kandidati kryesor.