Skuadra e Milanos është duke u munduar të gjejë zëvendësuesi e turkut Hakan Calhanoglu, e si zëvendësim është duke e parë 23 vjeçarin, mesfushorin e Atalantës Matteo Pessina. I cili është duke kaluar në një formë të shkëlqyer me bergamaskët.
Pessina i cili luan si mesfushor defansiv ishte kyq në fitoren a Atalantës,në gjysmëfinalen e kupës së Italis kundër Napolit. Ndaj ka forma e tij e mirë ka bërë që të shfaq interesim nga Milano.
Pessina ishte pjesë e grupmoshave të Milanos, ku u shit për 1.6 milion euro, ndërsa për ta kthyer në San Siro Milano duhet të shpenzojë shumë më shumë nga sa ishin fituar nga shitja e tij. Vlera momentale e mesfushorit është 15 milion euro dhe me paraqitjet e tij kjo shifër është duke u ngritur. Dhe kjo mundë të paraqesë problem për transferimin e tij.
