Bayern ka arritur marrëveshje me mbrojtësin 22 vjeçar të Lepizg, Dayot Upamecano.
Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic. Kontrata do të nënshkruhet në qershor dhe do të zgjasë deri në 2026, kur Bayern do të paguajë klauzolën e lojtarit e cila kap shifrën 42.5 milionë euro, marrëveshja është arritur ndërmjet menagjerit të futbollistit dhe Bayern, ku sipas tyre të dy palët janë ndarë të kënaqur.
Bayern aktualisht është lider në Bundesligen gjermane, dhe po mendon që sesonin e ardhshëm të përforcoj repartin e mbrojtjes me afrimin e 22 vjeçrit. Ndërkaq Upamecano është duke zhvilluar ndeshje fantastike që ka bërë interesimin e skuadrave angleze si, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool, mirëpo që mbojtësi francez zgjodhi Bayernin si klub për të vazhduar karrieren e tij.
