Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    A duhet të shkarkohet Alean Giresse? Flet Tahir Batatina

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    E ardmja e trajneri Alian Giresse në krye të Kombëtares së Kosovës ka filluar të diskutohet për shkak të rezultateve jo të mira në këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe sfida e sotme me Qipron mund të jetë vendimtare.

    Humbja në këtë ndeshje mund ta hapte skenarin e rënies së Kosovës në Ligën D, varësisht nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Qipros.

    [the_ad id="78756"]

    Por, përkundër kësaj situate, trajneri Tahir Batatina vlerëson se shkarkimi i trajnerit nuk duhet të ndodh dhe se ai duhet të kursehet nga presioni i madh publik pasi kjo mund të ndikojë negativisht.

    “Mendoj që para ndeshjes nuk është mira ta fusim në presion një trajner siç është selektori që e kemi ne. Ne duhet të kujdesshëm, selektori duhet të jetë i qetë dhe nuk duhet një presion kaq i madh të jetë. Se a duhet të shkarkohet nëse humbet, nuk duhet t’ia bëjmë këtë presion trajneri në këtë situatë. Në këtë situatë ne duhet të mblidhemi të gjithë bashkarisht, nuk kemi interesa të shkarkojmë trajnera çdo gjashtë muaj, çdo një vit, nuk është interes i futbollit dhe i përfaqësueses sonë, interesi është ta bëjmë një ekipë solide, stabile, kush do të jetë trajner në të ardhmen nuk ka shumë peshë… Mendoj që trajneri duhet të mendojë sot shumë mirë, duhet të futet në ndeshje vetëm për fitore, duhet të jetë i kujdesshëm. ”, tha Batatina.

    Trajneri i Llapit e sheh ndeshjen me Qipron si sfidë të një rëndësie të veçantë dhe pret që Kosova të fitojë dhe të mos e rrezikojë qëndrimin e saj në Ligën C.

    “Mendoj që është ndeshje e rëndësisë së veçantë. E dimë që pa marrë parasysh rezultatin Kosova është një kombëtare e re, një përfaqësuese e re e cila dita e ditës besoj që do të rrite edhe më shumë. Mendoj që futbolli është i paparashikueshëm, asnjëherë nuk mund të thuash që kështu parashikojë dhe kështu do të jetë. Mendoj që Kosova sot dhe djemtë do ta bëjnë maksimumin, e dinë rëndësinë e ndeshjes që Kosova të jetë në vendin e dytë dhe të mos bie në një grup më poshtë që të rrezikojë rënien në një kategori të palakmueshme për Kosovën.”, tha Batatina.

    Kosova është në grup me Qipron, Irlandën e Veriut dhe Greqin ndërsa ka gjashtë pikë në vendin e dytë, një më shumë se Qipro e vendit të katërt.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.