Edhe pse Qeverisja e Ramiz Lladrovcit ka pësuar rënië në rënditjen e përformances duke dalur si komuna e 8 me e mirë; tashmë kjo gje e tillë ka filluar të shihet në teren, ku shumë hapësira në qytet dhe fshatra janë larg asaj qe kishin dashtë qytetarët e Drenasit ti shihnin, shkruan rajoni.org.
Në bazë të disa fotografive të dërguara në redaksin e portalit rajoni.org, parku i qytetit në Drenas i cili gjendet shumë pranë sheshit është në gjendje të mjerushme, aty ka nisur shkatërrimi i tij, fillimisht i shportave dhe tani i karrigave.
Ndërsa shfrytëzuesit e këtij parku kanë shumë ankesa por nuk kanë ku ti drejtojnë e as nuk i dëgjon kush.
“Gjendja është e tmerrshme, s’kemi ku me u ulë, tani prej qe janë ardhë mërgimtaret është shumë me vështire me gjetë një ulese për me u ule në të, nuk kemi kujt ti drejtohemi e as nuk na dëgjon kush”, i ka thënë portalit rajoni, njëri nga shfrytëzuesit e këtij parku.


