Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    A është lija e majmunëve ‘Covid2’!?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Që kur Britania raportoi të infektuarin e parë me linë e majmunëve më 7 maj, më shumë se 300 raste të tjera janë shënuar në të gjithë botën. Sëmundja, e cila zakonisht ka qenë e kufizuar në Afrikë, tani është përhapur në të paktën 17 vende të Europës dhe pesë vende të tjera jo-afrikane, shkruan The Economist.

    Disa studiues sugjerojnë se, duke i dhënë fund vaksinimit rutinë kundër lisë, diçka e tillë mund të ketë ndikuar në përhapjen e lisë së majmunëve.

    [the_ad id="78756"]

    Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka deklaruar se rreziku i vdekshmërisë është i ulët te personat e shëndetshëm nëse trajtohet në kohë, mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët, raporton abcnews.al.

    Këto paralajmërime janë të rëndësishme.
    Nuk ka asnjë rast të regjistruar që dikush jashtë Afrikës që të ketë vdekur nga lija e majmunëve. Por në atë kontinent, ku kujdesi shëndetësor është i dobët, ka rezultuar fatale në 3-6% të rasteve.

    Gjithashtu, një lloj i përhapur në Kongo ka shumë më tepër gjasa të jetë vdekjeprurës sesa varianti i Afrikës Perëndimore që tani po përhapet jashtë kontinentit. Më përpara, përhapja e lisë të majmunëve ka qënë e kufizuar për udhëtarët nga Afrika, ose kontaktet e tyre të ngushta.

    Rasti i parë i gjetur në Britani këtë muaj përfshinte dikë të ardhur së fundmi nga Nigeria. Që atëherë, sëmundja është përhapur më gjerësisht. Deri më 25 maj, Britania kishte diagnostikuar 71 raste. Spanja 119. Portugalia, 39. Argjentina, Austria dhe Danimarka konfirmuan raste më 23 maj, raporton abcnews.al.

    Lija e majmunëve transmetohet më shpesh nga kontakti lëkurë me lëkurë, lëngjet trupore ose materiale të kontaminuara si rrobat. Shumë nga rastet e fundit në Europë kanë qenë të lidhura me ngjarje të mëdha, duke përfshirë një paradë të krenarisë së homoseksualëve në Spanjë dhe një festival në Belgjikë.

    Hans Kluge, drejtori rajonal për Europën, ka paralajmëruar se “transmetimi mund të përshpejtohet” gjatë muajve të verës, i nxitur nga festat. Ai ka rekomanduar larjen e plotë të duarve dhe pajisjet mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë.

    Personat e infektuar dhe kontaktet e tyre janë këshilluar të izolohen për 21 ditë dhe autoritetet shëndetësore po përdorin gjurmimin e kontakteve për të minimizuar përhapjen. Por virusi nuk transmetohet aq shpejt sa sars-cov-2. As nuk ndryshon aq shpejt sa janë të prirur të bëjnë koronaviruset, duke reduktuar rrezikun që befas të bëhet edhe më fatal.

    Dhe vendet perëndimore dinë si ta menaxhojnë situatën. Shpërthimi i fundit i madh jashtë Afrikës u regjistrua në vitin 2003, duke regjistruar më shumë se 70 raste.

    Por situata u vu shumë shpejt në kontroll.

    Vaksinimi mund t’i ndihmojë njerëzit të marrin veten shumë shpejt edhe pasi janë infektuar, dhe vaksinat kundër lisë (nga të cilat shumë vende kanë rezerva të mëdha) vlerësohet të jenë 85% efektive kundër lisë së majmunëve.

    Disa vende tashmë po “vaksinojnë” kontaktet e të infektuarve, si për të mbrojtur individët në fjalë, ashtu edhe për të thyer zinxhirin e transmetimit.

    Megjithatë numri i rasteve ka të ngjarë të rritet duke shkaktuar edhe bllokime si në rastin e Covid-19

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.