Asamblisti i Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, me anë të rrjetit social në facebook, ka reaguar ndaj komunës se Skenderaj e cila nuk ka reaguar ndaj rastit të mbrëmshëm.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar: “A ka Skënderaj kryetar komune? A ka a jo?
Çfarë mendon ky kryetar për sulmin ndaj policisë?
A ka mendim për këtë çështje?
A ka guxim me pasë mendim për këtë çështje?
Me një letër i kërkojke Komandantit të Policisë me e ndërru komandantin lokal të policisë, sepse siguria ishte në prioritet e tij në letër. Tash kur krejt Kosova po merret me çështjet e sigurisë në Skënderaj, kryetari po hesht.
Pse kjo heshtje?
Përgjigjen e dimë të gjithë.
Nëse nuk ka guxim për më tepër, të paktën do duhej me e dënu dhunën.
Por qysh me dënu dhunën kur ndjehet pjesë përbërëse e saj!
Le të heshtë më mirë!”
