[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për raportimet e sotme dhe deklaratën e Komisionerit për Zgjerim të BE-së se për Kosovën mund të ketë udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave, që mund të nënkuptonte kushte shtesë.
Në një deklarim para mediave, Kurti tha se nuk është në dijeni që ka kushte shtesë për këtë proces, shkruan lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
Ai shtoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet dhe janë vetë organet brenda BE-së që kanë rekomanduar heqjen e vizave.
“Nuk jam në dijeni që ka kritere shtesë apo udhërrëfyes të ri. Ne i kemi plotësuar 95 kritere para shumë viteve dhe gjithashtu në të njëjtën kohë, është jo vetëm PE, por edhe Komisioni që ka rekomanduar për herë të dytë heqjen e regjimit të vizave”, tha i pari i Qeverisë.