Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka mbatur takim me Drejtorët Komunal të Arsimit dhe ka takuar përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës dhe ata të Këshillit të Nxënësve të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nagavci ka bërë të ditur se drejtorët e DKA-ve janë shprehur të gatshëm për fillimin e vitit dhe u pajtuan që mësimi fillon më 1 shtator.
“Drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë bërë përgatitjet e duhura për vitin e ri shkollor dhe u pajtuan që 1 shtatori duhet të jetë dita e fillimit të vitit shkollor. Sigurisht u diskutua edhe në lidhje me kërcënimin e SBASHK-ut për çështjen e grevës. I njoftova se nga ana e MAShTI të gjithë punëtorët e arsimit janë trajtuar në mënyrë të drejtë në Projektligjin për paga”, shkroi ajo.
Sipas saj, MASHTI ka bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor, përfshirë shpërndarjen e teksteve shkollore.