Fadil Nura kryetar i Komunës së Skenderaj sot përmes një statusi në Facebook ka uruar qytetarët e komunës së Skënderajt për miratimin e buxhetit komunal, i cili siç ka thënë Nura është 12% më i lartë se buxheti paraprak, shkruan portali rajoni.org.
Nura me këtë rast ka falënderuar të gjithë asamblistët që kanë kontribuar në miratimin e këtij buxheti e që, në fakt 18 prej tyre ishin asamblistët e vetë Fadil Nurës, pra të 18-tët të PDK-ës.
Votimi i këtij buxheti “për militantët e PDK-së” qysh e kanë cilësuar sot përfaqësues të opozitës të cilët kanë votuar kundër, nuk ka kaluar pa kritika. Aty u tha se buxheti është i mangët dhe nuk ka në radhë të parë interesin e qytetarëve.
Pos kësaj, gjatë seancës është ngritur dyshimi se buxheti në fjalë është diskriminues, dhe këtë shembull e ka marrë Ilir Ejupi, asamblisti i Idealit, i cili ka thënë se si është e mundur që për fshatrat Bajë e Suriganë të ndahen 520 mijë€ për rregullimin e kanalizimit, ndërsa për të njëjtin qëllim, për fshatrat Kotorr e Radishevë (të Shotë Galicës) të ndahen 80 mijë €.
“Me këtë kryetar po dihet se kush po favorizohet…” – tha ai.
Duke bërë një krahasim të ndarjeve buxhetore, asamblisti i VV-së, Hysni Mehani ka thënë se për vetura zyrtare janë ndarë 80 mijë €, kurse për furnizime shëndetësore 50 mijë €.
Nëse analizohet ky konstatim i Mehanit atëherë i bie që komuna ka ndarë një euro për kokë banori në vit, ose thënë më shkurt 1 euro sa për nje paracetamol./Rajoni.org/
LEXO EDHE:
EKSKLUZIVE: Një serb përfiton mijera euro grant nga Komuna e Skenderajt