Në një komunikatë që e ka leshuar komuna e Skënderaj lidhur më atë qe ka ndodhur sot në asamble të Skenderajt, me ç’rast partia në pushtet (PDK) me makinerin e votave ka grabitur një vend në Komitetin për Politik dhe Financa, ngjarje të cilën mundohët ta paraqes si një zhvillm të zakonshem; ose po ndihet e turperuar.
LEXO EDHE: Tjetër huqje nga Komuna e Skenderajt; e shkruajne gabim emrin e Shaban Jasharit
Në këtë njoftim për media lidhur më këtë ndërrim, zyra qe drejtohet nga Amir Lushtaku, nuk cek emrin e asamblistes se zgjedhur, përkatsin e saj partiak e as kush është asamblistja e zëvndësuar:
Komunikata e plotë:
Kuvendi Komunal ka mbajtur seancën e rregullt
Sot Kuvendit Komunal i Skenderajt, ka mbajtur seancën e rregullt, që është kryesuar nga kryesuesja Adelina Spahiu, ku anëtarët e tij kanë diskutuar për pikat e rendit të ditës, si:
Propozim vendimi për zëvendësim të anëtares së Kuvendit, Brikena Zeqiri, me Ferdane Beqiri; propozim-vendimi për lejimin e mjeteve financiare në shumën e 10 mijë eurove, për mbajtjen e aktivitetit për diasporën, propozim-vendimi për zëvendësim të anëtares së KPF-së, Propozim-vendimi për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe parqeve të reja në komunën e Skenderajt; si dhe shkresa përcjellëse për rishqyrtim të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për projekt-rregulloren komunale për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
Anëtarët e Kuvendit kanë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.