Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    “Ai ka vdekë, kam frikë se më hakmerren…”, 17-vjeçarit në Komoran ia zë pritën babai i djemve që i kishte plagosur prindi i tij

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një rast i plagosjes që kishte ndodhur para dy vitesh në Komoran i ka kushtuar një 17-vjeçari me kanosje. Sinjali mëson se atij ia ka zënë pritën babai i djemve të cilët i kishte plagosur babai i tij, tashmë i ndjerë, në shenjë hakmarrjeje për atë që kishte ndodhur. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje se si i mituri u kërcënua seriozisht nga i dyshuari S.I., i cili i ka shkaktar frikë e shqetësim.

    Gjithçka dyshohet se ndodhi para një furre në Komoran, kur viktima u përball me të dyshuarin, derisa po kalonte në atë pjesë. Për një moment ai e dëgjoi se dikush iu drejtua me fjalët “edhe ti nuk e ke larg”. Kjo e frikësoi shumë të miturin, për çka vendosi që të kërkojë ndihmë nga Policia.

    [the_ad id="78756"]

    Motivi i kanosjes dyshohet të jetë një rast i mëhershëm, ku ishte i përfshirë babai i viktimës dhe djemtë e të dyshuarit. Burimet thonë se rreth dy vite më parë, babai i të miturit i kishte plagosur djemtë e të dyshuarit, për shkak të një kontesti pronësor.

    Ky rast siç duket për familjen e të dyshuarit nuk është mbyllur dhe kanë vendosur t’i qërojnë hesapet me djalin e tashmë të ndjerit, duke e kërcënuar.

    Në deklaratën e dhënë në stacion policor, sipas burimeve brenda Prokurorisë, djali është shprehur i shokuar nga kërcënimi që e pranoi, duke thënë se “babai ka vdekë, unë jam djali i vetëm i tij, kam frikë se hakmerret ai dhe më bën diçka te keqe”.

    Pas denoncimit të rastit, Policia ka marrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili gjatë intervistimit e ka mohuar në tërësi ta ketë kërcënuar viktimën.

    Por pavarësisht deklaratës së tij, Prokurori ka vendosur se denoncimi i viktimës dhe informacionet e mbledhura në këtë fazë hetimi, provojnë mjaftueshëm, se i dyshuari duhet të dërgohet në ndalim policor.

    /GazetaSinjali/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.