[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
FOTO ILUSTRIM*
Një femër derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur në Korroticë të Lartë të Drenasit, afër ‘Kronit të Mbretit’.
[the_ad id="78756"]
Aksidenti kishte ndodhur në drejtimin e rrugës Prishtinë-Pejë, të dielën në orën 13 e 50.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës dhe dy pasagjerë, prindër të saj.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor, shkruan DrenicaOnline.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.