Rinovimi i banesës buzë sheshit “Adem Jashari” në Skënderaj nuk është duke u bërë në mënyrën e duhur shkruan portali rajoni.org.
Nga disa foto që ka siguruar faqja “Skenderaj qyteti im” shihet se gjatë procesit të punës mjete preventive nuk janë marrë askund nga kompania rinovuese.
Mosvendosja e një rrjete më të gjerë lart kanos rrezik të madh ndaj qytetarëve që janë duke qëndruar poshtë në kafe.
E udhës është që institucionet lokale por edhe ato qendërore të merren menjëherë me kompaninë që e ka fituar tenderin, madje të nisin edhe hetim.
Nga qytetarët ka edhe ankesa të tjera për këta punëtorë të kësaj banese. Ata janë shprehur për punëtorët se janë duke përdorur fjalor banal mes vete e po lëshojnë edhe ngacmime e fishkëllima ndaj qytetarëve që janë poshtë në kafiteri.