Gjykata Supreme, Dhoma e Posaçme ka vendosur mase te përkohshme me çka i jep ndërmarrjen “Agrokosova” nen menaxhim biznesmenit Haziz Tafaj.
Tafaj, një biznesmen nga Suhareka me këtë vendim mund ta kthehet në menaxhim të ndërmarrjes të hënën, ani pse atë ia mori AKP-ja muaj më parë, derisa me hetimet penale që janë zhvilluar ndër vite ndaj tij ai ka imazhin e njërit nga mashtruesit më të famshëm në vend.
Në njoftimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Hazizi Tafa përshkruhet si njeri shumë i rrezikshëm duke hedhur dyshime tek ai se ka vjedhur mijëra euro gjatë kohës sa kishte nën menaxhim “Agrokosovën.
Mbi 630 mijë euro nga shpronësimi u transferuan në llogarinë personale të njërit nga aksionarët
Në njoftimi e AKP thuhet se rreth 630 mijë euro janë transferuar në llogarinë personale të njerit nga aksionarët të “Gruppo Vinicolo Fantinel spa” në Bankën Teb dhe jo në llogarinë e ndërmarrjes
“Për më tepër Blerësi ka dëmtuar dhe zbritur vlerën e ndërmarrjes me anë të përfitimit jo ligjor kur është bërë shpronësimi i disa parcelave të ndërmarrjes nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e autostradës për Vermicë. Me këtë rast mjetet e shpronësimit në vlerë prej rreth 630,000.00 Euro janë transferuar në llogarinë personale të njërit prej aksionarëve të “Gruppo Vinicolo Fantinel spa” në Bankën Teb dhe jo në llogarinë e ndërmarrjes, thuhej mes tjerash në kontratën e AKP-së”, thuhet në njoftim.
Gjykata ia kthen ndërmarrjen njeriut me dosje voluminoze për mashtrim, AKP e befasuar: Ka dyshime të bazuara që Tafaj shiti jashtëligjshëm prona
Te hënën është momenti kur ndërmarrja “Agrokosova” do t’i kthehet nen menaxhim biznesmenit Haziz Tafaj. Këtë ia ka mundësuar Gjykatësi Imi Bajrami. Bajrami e ka nënshkruar vendimin me të cilin e detyron AKP-në të dalë jashtë e Tafajn të futet brenda në “Agrokosove”, ani pse kur në janar të vitit 2022 e mori AKP-ja, kishte vendosur bazuar ne se paku 5 raporte te pavarura te auditimit qe ai nuk i përmbushi detyrimet e spin-off-it, e për më shumë ia përmendi edhe plotë veprime antiligjore.