Ka kohë që kanë qarkulluar zëra për një lidhje të këngëtares Albina Kelmendi me Valon Vatajn, biznesmenin kosovar.
E, përmes një fotografie të hedhur në Instastory, nga Valoni, kjo lidhje veç u zyrtarizua, pasi, ai e uroi Albinën me fjalët “urime mbretëresha ime”, shkruan Syri Kosova.
Por, kush është Valon Vataj?
Ai është pronar i një kompanie, i cili ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve, me të cilët shpesh publikon fotografi në Facebook.
Madje, sipas thashethemeve, thuhet se këngëtarja ka qenë shkak që biznesmeni dhe gruaja e tij të ndahen, zëra këto që asnjëherë nuk u konfirmuan nga asnjëra palë.
Nga ana tjetër, Albina është edhe pronare e një kompanie, për të cilën thuhet se i dashuri i saj ia ka bërë dhuratë, duke e bërë fillimisht si drejtoreshë të saj.
Po ashtu, Valoni është vëllai i këngëtarit Sahit Vataj.

(Vajzat e Valon Vataj)