[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Transferimi i merkatës së janarit te Juventusi, Denis Zakaria ka bërë me “dhimbje koke” trajnerin Missimiliano Allegrin.
Dëmtimi i pësuar në ndeshjen kundër Empolit do ta mbajë lojtarin larg fushës së gjelbërt minimumi 20 ditë. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i “Zonjës së Vjetër”, ku thuhet se ekzaminimet kanë treguar Zakaria ka një tërheqje të muskujve të këmbës së majtë dhe lojtari mund të fillojë të riaftësohet pas 15 marsit.
[the_ad id="78756"]
Lojtari zvicerian nuk do të jetë në dispozicion të Allegrit për sfidën e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, e planifikuar për këtë të mërkurë, ndërsa humb edhe dy ndeshje në Seria A, gjithashtu nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Villarealit.