Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Uncategorized

    Alo prokoruria: “Qeverisja Nura vazhdon të keqpërdorë pronën komunale, merr vendim që favorizon kompaninë “Rukolli”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Lista “IDEAL” ka reaguar sot me anë të një komunikatë nëpërmjetë rrjetit social “facebook” në lidhje me një vendim të qeverisjes aktuale qe sipas tyrë po bëhet me qëllim të favorizimit të kompanisë “Rukolli”, transmeton portali rajoni.org

    Sipas komunikatës Lista “Ideal” do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat ligjor për të kundërshtuar dhe ndaluar veprimet e tilla të dëmshme për komunën tonë duke kërkuar nga Ministria që me çdo kusht ky vendim të anulohet kurse nga Prokuroria që të hetohet.”

    [the_ad id="78756"]

    Reagimi i plotë e listës IDEAL: “Qeverisja Nura vazhdon të keqpërdorë pronën komunale, merr vendim që favorizon kompaninë “Rukolli”

    Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Skenderajt, qeverisja Nura- Lushtaku kanë futur në rend dite për votim propozim vendimin që kompanisë të afërm me partinë në pushtet lokal ti zgjatet jashtëligjshëm kontrata e marrjes së pronës në shfrytëzim nga 40 vite sa ishte dhënë vite me parë për ndërtim banesor, në 99 vite. Për këtë arsye asambleistët e listës kanë lëshuar mbledhjen por që fatkeqësisht pozita prap ka vendosur që të shkel legjislacionin aktual.

    Bazuar në shkeljet e bëra Lista e Pavarur “Ideal” kundërshton fuqishëm një vendim të tillë që dëmton interesin e komunës dhe të qytetarëve dhe favorizon një kompani private e cila vitin e kaluar kishte tentuar që hapësirën e dedikuar për parking publik ta bëjë me pagesë, e që ishte ndaluar nga qeverisja Jashari. Bëhet fjalë për parkingun tek çerdhja “Nëna Zahide”.

    E gjithë kjo histori fillon në vitin 2009 kur pushteti i asaj kohe ia kishte dhënë pronën komunale në shfrytëzim kompanisë “Rukolli”, për ndërtim banesor dhe afarist në këmbim të marrjes së 21% të investimit total, përqindje kjo për të cilën nuk janë paraqitur fare fakte që komuna ka marrë përqindje fitimi në atë kohë nga investitori. Për më tepër pushteti aktual tani dëshiron që pronën e dhënë në shfrytëzim, vite me parë për 40 vite tani të merrë në shfrytëzim edhe për 59 vite shtesë.

    Për më tepër lista jonë ka dyshime edhe në menyrën se si është dhënë proceduralisht në vitin 2009 prona komunale në fjalë duke marrë parasysh që mungon dëshmia që përfituesi ka kryer obligimet ndaj komunës në vlerën e 21% të investimit total, gjithashtu mungon raporti i komisionit që ka bërë pranimin teknik të objektit të ndërtuar në prone komunale. Po ashtu vlen të përmendim që për pronën në fjalë pushteti i njejtë edhe një herë ia kishte rritur kompanisë në fjalë vitet e shfrytëzimit të pronës e që i bie që të jetë hera e dytë që kompanisë në fjalë jashtëligjshëm i bëhen favorizime.

    Bazuar në gjithë këtë Lista “Ideal” i bënë thirrje pushtetit aktual në Skenderaj që të ndalen së vepruari me logjikën e tyre të vjetër por t’i përmbahen ligjeve dhe udhëzimeve administrative të shtetit tonë dhe njëherit të vëjnë në rend të parë interesin qytetar para interesave të tyre individuale e grupore.

    Lista “Ideal” do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat ligjor për të kundërshtuar dhe ndaluar veprimet e tilla të dëmshme për komunën tonë duke kërkuar nga Ministria që me çdo kusht ky vendim të anulohet kurse nga Prokuroria që të hetohet.”

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Tregoni dikush Andit dhe Gresës se ka kamera, çifti “kapen” në akt intim

    Lgbt Chat Room Lgbt Boards Lgbt Group Social Networking On-line Lgbt Support Group

    Freebet Bez Depozytu Darmowy Wytwórnia U Bukmachera

    Juegos De Chat

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.