Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ambasada gjermane e konfirmon: Anulohen terminet për viza pune, janë të nevojshme riregjistrimet

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    IndeksOnline mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht se kosovarët të cilët kanë pasur termine për vizë punë në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë i kanë humbur ato dhe se nga një janari i vitit 2021 do të ketë një rregullore të re për ata që shprehin interesim për të punuar në këtë shtet. Ndërsa sot, këtë lajm e ka konfirmuar për IndeksOnline, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, të cilët në një përgjigje dhënë me shkrim, ka bërë të ditur se janë të nevojshme riregjistrimet.

    Tutje në përgjigje bëhet e ditur se riregjistrimet mund të bëhet pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga koronavirusi. “Me rastin e hyrjes në fuqi të Rregullores së re për nisje të punësimit për aplikues nga Ballkani Perëndimor janë të nevojshme riregjistrimet. Regjistrimet e reja do të mund të bëhen pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga pandemia Covid-19. Lista me kërkesat për termine do të publikohet çdo muaj në mënyrë që koha e pritjes të mbetet sa më e shkurtë”, bëhet e ditur në përgjigjen e Ambasadës gjermane për IndeksOnline. Po ashtu bëhet e ditur se rregullat e aplikimit për viza pune të parapara në rregulloren e re, në pjesën më të madhe përputhen me rregullat e vlefshme deri tani.

    [the_ad id="78756"]

    Por krahasuar me rregulloren pararendëse ka një element të ri si vijon: Brenda një viti kalendarik Agjensia Federale e Punës mund të lëshojë maksimalisht 25.000 miratime gjithsej për të gjashta vendet. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara për vitin 2019. Kjo post-rregullore është e vlefshme deri në fund të vitit 2023. Aplikimet mund të bëhen vetëm pranë përfaqësisë gjermane përgjegjëse në njërin nga gjashtë shtetet e përmendura, dhe jo direkt në Gjermani. Kjo do të thotë që të drejtën për të aplikuar e kanë vetëm ata shtetas me rezidencë të përhershme në njërin nga këto shtete.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.