Rastet e falsifikimit të parave janë rritur dukshëm në Kosovë, shkruan portali Rajoni.org.
Shumë qytetarë të shqetësuar kanë raportuar për video-reklama që po hasin në rrjetet sociale për persona që po hedhin në shitje para të falsifikuara.
Vetëm dje, policia ka konstatuar se kanë hasur në 4 raportime të rasteve të ndryshme për kartmonedha që dyshohet se janë të falsifikuara, vetëm në regjionin Drenas-Prishtinë.
Policia dhe mediet bëjnë apel te qytetarët, që të bëjnë kujdes gjatë shitjes dhe blerjes, që të mos përhapet edhe më tutje qarkullimi i parave falso.
Raporti policor:
“FALSIFIKIM I PARASË
Prishtinë dhe Gllogoc 08/10.2022. Në katër raste të ndryshme janë raportuar për falsifikim të parave. Kartëmonedhat të cilat dyshohet se janë të falsifikuara janë konfiskuar dhe rastet janë duke u hetuar.”/Rajoni.org/