Miqësinë që gëzojnë bashkë, Miriami dhe Arilena e shfaqin herë pas here edhe në rrjetet sociale “Më shumë se motra”, ka shkruar Arilena krah fotove të fundit ku duken si dy motra për shkak të ngjashmërisë së madhe.
Veshur me të bardha dhe buzëqeshje rrëzëllitëse këngëtaret e kanë nisur javën në mënyrën më të mirë të mundshme, me pozitivitet ngjitës.

Ndërsa Miriami ka pranuar se e kishte marrë malli shumë.
A mund të jetë ky rasti kur dy shoqe marrin hijen e njëra- tjetrës për shkak të kohës që ndajnë bashkë? Këtë nuk dimë ta themi, por nga fotot duken si dy pika uji.

Kujtojmë se Arilena ka një motër prej vërteti më të vogël, me të cilën ngjan shumë, por Miriamin mund ta quajmë si “motrën” e saj të tretë me të cilën edhe pse s’kanë lidhje , kanë një ngjashmëri të frikshme.
Kujtojmë se Arilena pak kohë më parë mbajti një koncert recital në sheshin “Nënë Tereza” që u prit shumë mirë nga publiku, ndërsa Miriam Cani bashkëpunimin e saj të fundit në muzikë e ka pikërisht me Alban Skënderaj, shokun e saj të jetës.

