Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka vizituar familjen e dëshmorit Arsim Tahiri nga Klina e Memse e Komunës se Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
“Në Drenicë, në fshatin Klinë e mesme vizituam familjen e dëshmorit Arsim Tahiri. Veprimtarinë kombëtare e atdhetare e kishte filluar qysh në moshë të re, për shkak së cilës ishte i përndjekur nga regjimi kriminal serb”, ka thënë Mehaj.
Postimi i plotë:
Në Drenicë, në fshatin Klinë e mesme vizituam familjen e dëshmorit Arsim Tahiri.
Veprimtarinë kombëtare e atdhetare e kishte filluar qysh në moshë të re, për shkak së cilës ishte i përndjekur nga regjimi kriminal serb.
Angazhimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kishte filluar qysh në vitin 1997, në Prekazin e Epërm, detyra e tij ishte që të furnizonte me armatim UÇK-në dhe për këtë detyrë u angazhua me gjithë potencialin e tij.
Ai ishte pjesëmarrës në shumë beteja, në vijë të frontit i patrembur e guximtar deri në rënien heroike duke mbrojtur vendlindjen e tij.
Arsimin dhe të gjithë dëshmorët tanë do t’i nderojmë përherë, sakrifica e tyre ka bërë që ne sot të kemi lirinë e atdheut tonë.
Lavdi!