Rastet e dhunës në familje janë bërë mjaft të shpeshta në gjithë Kosovën, shkruan Rajoni.org.
Policia e Kosovës gati çdo ditë në raportin e saj njëditor po përfshin raste të dhunës fizike në familje.
Kësaj radhe, një rast i tillë ka ndodhur në Drenas. Policia ka arrestuar një person në ora 23:00 të mesnatës, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.
Urdhëri për mbajtje të të dyshuarit është dhënë nga prokurori dhe rasti vazhdon në hetime.
Raporti i policisë:
Gllogoc 08.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.